Kryeministri Edi Rama shpërndau një video në facebook nga pika doganore e Qafë Thanës, ku deklaroi se tashmë janë bërë të prekshme për operatorët ekonomikë përftimet dhe lehtësimet që sjell nisma e Ballkanit të Hapur për kalimin në kufi.

Rama shtoi se sa më të prekshme të jenë lehtësirat në pikat doganore për ata të cilët zhvillojnë biznes me vendet e Open Balkan, aq më shumë i jepet fund paranojave dhe teorive konspirative për këtë nismë.

“Kjo është shumë e rëndësishme se kështu bëhet dhe konkrete për këdo që thotë se çfarë na duhet Ballkani i Hapur dhe për t’i dhënë fund të gjitha paranojave, e teorive konspirative dhe intoksikimit të propagandës që shkon kundër paqes dhe zhvillimit. Nga ana tjetër besoj se sa më shumë shembuj konkretë të jenë përpara syve të njerëzve aq më e thjeshtë bëhet gjithçka. Do të arrijmë të lehtësojmë ata që bëjnë tregti me këto vende dhe torturohen nga burokracitë doganore”, tha Rama

POSTIMI I KRYEMINISTRIT NË FACEBOOK

Qafë Thanë, rrugës drejt Ohrit – Nisma e Ballkanit të Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar(AEO):

  • Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;
  • Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;
  • Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganë