Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, ku ka inspektuar punimet në Lungomare 2, i shoqëruar nga Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Leli tha se puna është bërë në mënyrë të përsosur, ndërsa Rama theksoi se 80 për qind e punimeve tashmë kanë përfunduar.
Rama: Tashmë 80 për qind e punimeve janë realizuar për projektin e Lungomares. Është transformim total i kësaj zone. Një bukuri e vërtetë.
Leli: Vazhdon investimi nga investitori për parkimin. Tani 80 për qind e punimeve po merr formë. Kemi bërë punime cilësore.
Top Channel