Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshimet në qeveri. Në një postim në Facebook, Rama shprehet se në orën 17:00, kur pritet të nisë edhe Asambleja Kombëtare e PS-së, do të paraqesë propozimet për sekretariatin e ri ekzekutiv ndërsa nesër do t’i drejtohet Presidentit për miratimin e tyre.

“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan kryeministri Rama krahas postimit në Facebook.