Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar presidentit të Ukrainës Volodymy Zelensky duke i thënë se vendi ynë, ndonëse është një vend i vogël do të jetë gjithmonë pranë tyre.
Rama tha se ndryshe nga herët e tjera, palët politike në Kuvend si rrallë herë kanë rënë dakort së bashku për solidaritetin ndaj Ukrainës e cila prej dy muajsh po përballet me agresionin rus.
Ndër të tjera, kryeministri bëri me dije se më datën 5 Shqipëria do të jetë e pranishme në konferencën e donatorëve ku dhe do të japim kontributin tonë modest.
“Ky Parlament sot ka nderin të mblidhet t’ju dëgjojë ju nuk shqyhet për shpirtiun e dakordsisë mes palëve. Janë shumë të rralla në 30 vjet rastet kur palët kanë rënë dakort dhe mbështetja me gjith mend dhe zemër për Ukrainën është një nga ato rastet edhe më të të rralla kur të gjithë ne këtu kemi qenë dakort.
Qysh prej orës së parë të agresionit i gjithë kombi ynë përfshirë dhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar afër jush me mendje dhe zemër.
Shqipëria është një vend shumë më i vogël se Ukraina, mundësitë tona për tju ardhur në ndihmë janë modeste. Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën vetëm me zërin e saj. Pasnesër Shqipëria do të jete e pranishme në koferencës e donatorëve ku do të japim dhe ne kontributin tonë modest”, tha Rama.