Për fat të keq kemi në Shqipëri një numër të papranueshëm pirgjesh, në shkelje të plotë të detyrimeve ligjore që ccdo ditë përdoren nga ju. Kemi pirgjet e plehrave lart e poshtë, që janë të panumërta anë e mbane që jo çdo ditë pastrohen nga ju. Rrugët kombëtare janë problem më vete, ku nuk mund dot të konsideroheni ju si përgjegjës pavarësisjt se kur vjen puna për të dhënë leje të paligjshme për karburante jepni, në rrugët kombëtare nuk hyni. Nuk e di e patë atë karburantin e prishur dje, por për atë do shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në Bashkinë e Lushnjes, se bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asnjë leje në rrugë kombëtare, E për më tepër të atij ligji që është shkelur me 4 këmbët. Padiskutuar që as pas 20 metrash nuk mund të ndërtohet asgjë.

Ne sigurisht që cuarjen e kryetareve të Bashkisë prokurori nëse nuk do gjejmë partnerët e duhur në territory që të garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshmë të jetë shembull në pastërti, në të gjitha zonat. I kemi pikat fundore, qarku Shkodër, Durrës dhe Tiranë, Vlorë, Elbasan, Fier, Berati është në një tjetër shembull megjithëse ka trashëguar situatë problematike por po e bën transformimin.

Në Çorovodë dhe Gjirokastër, cfarë mungon këtu, tu lutemi kryetarëv të Bashkisë së Elbasanit për Peqinin , Gramshin, Përrenjasin që të cojnë mbetjet në pikën e përpunimit në vend që ti hedhin rrugëve. Nuk është shtrenjtë, e kudnerta është me e shtrenjtë, faturohen me sy. Atje do të peshohen kilogramët dhe do ketë më shumë buxhet. Nuk do harxhoheta asnjë lekë për dicka tjetër.