Roma pësoi një humbje turpëruese në Conference League përballë Bodo/Glimt me shifrat 6-1. Një disfatë e hidhur që ka tërbuar tifozët e Romës. Në tribunën e sektorit të miqëve në “Aspmyra Stadion”, ndodheshin rreth 400 tifozë të Romës që ndjenë zhgënjim dhe zemërim.

Në videot e qarkulluara në menjëherë pas ndeshjes, mund të shihni nervozizmin e tifozëve të cilët ishin dëshmitarë të një paraqitjeje zhgënjyese nga ekipi i Mourinhos. Ndërkohë që portugezi ishte tashmë në dhomat e zhveshjes, skuadra mbeti në fushë, duke kaluar nën sektorin e tifozëve të Romës të cilët kërkuan shpjegime për mbrëmjen horror, për të mos thënë shumëngjyrëshe.