Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidaten e PS në Lushnjë, Eriselda Sefa për kreun e bashkisë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ndër të tjera, gjatë fjalimit të tij, Rama ka zbuluar edhe takimin e parë që kishte patur me kandidaten Eriselda Sefa gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2011 ku kjo e fundit donte të kandidonte për kryetare komune në mesin e disa burrave që po ziheshin për këtë pozicion.

Kryeministri, Edi Rama: Fakti që kanë marë përsipër të përfaësojnë bravën dhe bishtin e varresë i skualifikon. Dhe besoj se i skualifikon edhe në sytë e qytetarëve të Lushnjës. Përkundër Eriseldës e cila nuk është një vajzë e rënë nga qielli por një vajzë që ka ardhur nga kjo tokë duke pasur durimin vullnetin dhe pa qenë vajza e dikujt me mbiemër të famshëm dhe që ta kenë marrë nga hiçi ta kenë ngjitur në shkallë.

Eriseldën e kam parë në vitin 2011 kur bëheshin zgjedhjet vendore dhe po ëhej një sherr i madh atje në Allkaj ku gjithë ata burra ziheshin se kush do bëhej kryetar komune. Kishte arritur sherri deri në atë gjendje që nuk e zgjidhnin dot dhe kështu i morëm në Tiranë ne këta. Kur hynë këta në zyrë, bashkë me ta hyri dhe kjo vajza. Ata mund ta hanin të gjallë shtatë herë në ditë. Nuk u vendos atëherë si kandidate por nuk u dorëzua, nuk u tërhoq dhe vazhdoi rrugëtimin e saj çdo ditë.