Kryeministri Edi Rama do ti rikthehet të hënës pas shumë kohës një vizite zyrtare në Bruksel, ku do të diskutohet padyshim dhe mbi hapat e mëtejshme të integrimit të vendit. Mësohet se Rama do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e punëve të jashtme dhe Europës Olta Xhaçka, dhe do të të takohen me Josep Borrel ministër i BE për punët e jashtme.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian, e cila ka qenë dhe një nga mbështetëset e Shqipërisë dhe ballkanit Perëndimor.

Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti covid nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor.

Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendi mik të BE i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin. Sipas Ramës ky shtet i ka premtuar një sasi prej 360 mijë dozash të Astra Zenecës, por mbetet për tu parë nëse kjo do të mund të bëhet realitet në një kohë të afërt.

(E.K/Faxweb.al)