Partia Demokratike e ka bërë të qartë ditën e sotme se nuk do të ketë koalicion PD-PS pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një reagim në Tëitter, PD-ja i kthen përgjigje kryeministrit Rama, i cili ditën e sotme deklaroi që Lulzim Bashën e kanë lidhur me zinxhirë që para zgjedhjeve me koalicionet e bëra.
“Le të jemi shumë të qartë për këtë: Ne do të fitojmë zgjedhjet me 25 prill dhe do ta largojmë këtë qeveri të keqe. Nuk do të ketë bashkëqeverisje ndërmjet PD dhe PS”, shkruan PD.
(E.H/Faxweb.al)