Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura dje në këtë vend. Gazeta serbe Kurir, shkruan se mes urimeve ndaj Vuçiç ka qenë edhe ai i Kryeministrit Edi Rama.
Kurir shkruan se ndër të parët lider që ka uruar Vuçiç ku nuk mungonin dhe presidenti gjithashtu i sapozgjedhur i Hungarisë Viktor Orban, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.
“Urime nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë nga presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa. Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiç dhe fitoren e tij në zgjedhje”, shkruan Kurir.