Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dëshirën e Volodomyr Zelensky-t, teksa i është drejtuar atij nga Kuvendi i Shqipërisë ku presidenti ukrainas iu drejtua përmes një telekonference ligjvënësve shqiptarë.

Rama tha se Zelensky i ka shprehur atij dëshirën që ukrainasit të kenë një shtëpi të dytë, për të kaluar pushimet në vendin tonë. “E nëse sot largohen për të shpëtuar fëmijët e tyre. Do të vijë dita kur dëshira për të kaluar pushimet në Shqipëri, do të bëhet realitet” , i tha Rama-Zelenskyt.

“I dashur miku ynë presidenti Zelensky, e kujtoj shpesh bisedën tonë dhe dëshirën tuaj ku Shqipëria të bëhej vendi ku ukrainasit të kishin shtëpinë e dytë për pushime. Unë besoj se nëse sot në Shqipëri po vijnë ukrainasit që ikin për të mbrojtur fëmijët e tyre nga lufta, nesër dëshira juaj që ata të vijnë te shtëpitë e tyre të dyta për të kaluar pushimet do të bëhet realitet. Më lejoni të shpreh në emër të gjithë shqipërisë dhe shqiptarëve respektin dhe mbështetjen tonë. Zoti qoftë me ju”, u shpreh Rama.