Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në vendin tonë. Deklarata e Berishës erdhi jashtë Parlamentit, pas video-mesazhit me të cilit iu drejtua Presidenti Zelensky ligjvënësve shqiptarë dhe kërkoi “të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë”.

Ish kryeministri Sali Berisha flet jashtë Kuvendit: Ka qenë një vendim absurd shpallja e ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri.

Imagjinoni vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rikuperuar për të marrë veten kjo ishte një fyerje e rëndë për ju që ndoqet fjalën e Zelensky kjo ishte dhe një kërkesë e tij.

Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie kjo ftesë për rusë të cilët po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë.

Ndaj kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri.