Kryeministri Edi Rama këtë të dielë është ndalur në Elbasan për të prezantuar kandidatin e PS, Gledian Llatjën.
Rama në fjalën e tij ka theksuar se ëhstë e rëndësishme që këtë fushatë ato të lënë pas sa më shumë fidanë dhe gjelbërim dhe jo pisllëkun e fushatës me postera të hedhura nëpër rrugë.
“Kemi vendos që ti shkurtojmë shpenzimet tona elektorale dhe një pjesë të tyre tua lëmë qyteteve dhe nga fushata të mos ngelet pas pisllëku i posterave që i merr era rrugëve, apo rripen nëpër mure ndër vite, port ë mbetet mbrapa më shumë gjelbërim më shumë mirësi dhe mbarësi. Siç ka thënë profeti Muhamet, paqja qoftë mbi të, “Sikur dita e kiametit të të gjejë me një filiz në dorë mos ik pa e mbjell”, është shprehur Rama.
Kryesocialisti Edi Rama nga Elbasani ka kërkuar votën për një mandat të dytë për Gledian Llatjan. Rama premtoi se brenda 2030 do sjellë Grand Premium të Formula 1 në Elbasan.
Rama sulmoi edhe kandidatit e Berishës e Metës për zgjedhjet e 14 majit në Elbasan Luçiano Boçin, të cilin e krahasoi me Lulzim Bashën, por tha se ai është më bosh se Basha.
“Mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premium të Formula 1 në Elbasan brenda 2030, kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhen me të gjitha gjëra e tjera në ekonomi. Ne nuk po e ndërtojmë cirkuitin e Elbasanin si Kinostudion e Lulit, dhe ky Luçi më kujton Lulin shumë është artist i madh. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth. Keni parë ju ndonjë kontratë kryetari i pazgjedhur i bashkisë me konsulentin me një firmë, por ce do na doli qe dhe ai Ishte aktor. Por që ai I vogli I zorrës qorre u ka rënë demokratëve do i nxjerrë që ti nxjerrë të votojnë. Por që hgjithë ai zdap si puna ime Luçi se është si puna ime, me kollare që del me kollare dhe firmos filloi ndryshimi. Por ne jemi ndryshe, këtë që po ndërtojmë në Elbasan por e ndërtojmë me një nga konsulentët më të mëdhenj në botë të automotoristikës, një konsulet i krijuar nga ati dhe biri që është një ish-pilotë i Formula Uno. Këtu në Elbasan do të vijë gjithë dynjaja, shkollat, fëmijët mësuesit sepse atë që kemi filluar me edukimin e fëmijëve do e ngremë në nivel Europian”, tha Rama