Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me situatën e infektimeve me Covid në burgun e Drenovës në Korçë.

Sipas ministrisë, vetëm një i burgosur është transportuar drejt Infektivit, për një mjekim më të specializuar, por jo në gjendje të rënduar.

Ndërkohë që më herët thuhet se 3 të burgosur të tjerë kanë qenë të infektuar, por tashmë janë negativizuar.

DEKLARATA E MINISTRISË SË DREJTËSISË:
Një i burgosur 30 vjeçar, është konstatuar dje, dt.7.11.2021, nga stafi mjekësor, me temperaturë dhe simptoma të KOVID. Jo në gjendje të rënduar, është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë, për një përkujdesje më profesionale.
Tre të burgosur kanë qenë të prekur më herët nga KOVID, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore.
Deri tani, asnjë I burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve.