Gjyshi i vogëlushes, Halil Bushkashi, banues në lagjen 17 në banesat sociale në Durrës, denoncoi “rrëmbimin” e mbesës së tij 2 vjeçare duke pretenduar se ajo mund të bjerë pre e trafikimit ndërkohë që ditën e sotme kemi marrë reagimin nga Shërbimi Social i Durrësit.

Përfaqësues të institucionit u shprehën se ata kanë e kanë marrë vajzën dhe e kanë vendosur në një qendër përkujdesi ku po merr të gjithë shërbimet e nevojshme. Për këtë janë vënë në dijeni familjarët, gjyshërit dhe e ëma e vogëlushes 2 vjeçare.

Vogëlushja është marrë nga shërbimi social duke qenë se banesa nuk plotëson kushtet për t’i ofruar një jetesë normale vajzës 2 vjeçare.