Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj e ka kaluar me jë batutë gjestin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e shtyu jashtë foltores së Kuvendit.
Alibeaj mori fjalën nga vendi, duke thënë se “s’dëshiron që dikush t’i zerë foltoren”. Më pas, Alibeaj iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke thumbuar edhe Berishën, ai tha se në çdo seancë duhet të flitet për personazhet politike të shpallur non grata, “deri sa ata të dalin cullak”.
Fjala e Alibeajt:
Nuk po dal aty se me siguri do të rrezikoj se vjen dikush dhe më zë foltoren, dhe nuk dua që t’ja jap kënaqësinë dhe atij që iku, ai trimi i madh. A e patë? E nxorri kokën më në fund. Ne do bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë, të paktën zarfat, merrini çojini aty ku e ka vendin. Në fakt ky trimi i madh dhe gjithë trimat në këtë sallë, duhet të flasin për raportin e DASH-it, shpallja non grata i personazheve politikë. Kjo është çështja, eposi i kreshnikëve, këtu kërkohet forcë, ku janë këta? As gjysmë fjale. U bë jeshil, iku, eja këtu, këtu. Kjo është çështja në çdo seancë, pyetja që do ta ketë deri sa të dalë cullak. Ai di më shumë gjëra, di edhe më tepër sesa aq. Erdhi këtu për të krijuar një lloj diversioni brenda opozitës, ka një gjë të madhe këtu, janë ata shpirtrat e lirë që ai nuk i ka. Flamuri amerikan ka qenë ky, ka folur ky në emër të amerikanëve, urdhëro fol tani. Ta kanë shkruar e zeza mbi të bardhë. Emrat mund t’i diskutosh ti, por flasim për fenomenin.