Reagon Erion Murataj ! Në media ka qarkulluar informacione që një nga urdhërarrestet e Spak ështe edhe juristi Erion Murataj, shoqëruar dhe me foto. Ky i fundit ka reaguar me statur ne rrjetet sociale.
Nisur nga lajmi i publikuar sot në ABC News, ku me emër dhe mbiemër dhe me figurë, janë futur në listën e atyre që janë arrestuar nga Spak, dëshiroj të sqaroj opinionin publik.
Erjon Murataj nuk ka qënë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e një komisioni që vjedhin shqiptarët, aq më pak të një PPP të shpifur si ajo e inceneratorëve, e cila mund të ketë lidhje vetëm me njerëz që përfitojnë koncesione sic janë bashkëpronarët e ABC News, në spitalet Hygea dhe Amerikan, te cilet ne fakt janë perfituesit e vetëm, por jo vetëm, te koncesioneve ne sistemin e shëndetsisë.
Ne pritje te nje ndjese publike , jam duke hartuar dhe ndjekur hapat ligjore, per te çuar perpara drejtesise, gazetare , redaktorë apo pronare mediash, të cilet vjedhin naten dhe akuzojne diten.