Policia ka arrestuar 42-vjeçarin nga Memlaliaj, i cili disa ditë më parë ka përdhunuar një 32-vjeçare.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi D.K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, ka rënë në prangat e policisë pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia Tepelenë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.