Erion Murataj PSD

Erling Haaland është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, një lojtar me një të ardhme të shkëlqyer pas të cilit janë vënë në garë pjesa më e madhe e klubeve europiane. Prej kohësh është folur për një interesim nga ana e Barcelonës dhe Real Madrid, biondi gjithashtu pëlqehet shumë në Premier League, por B.Dortmund nuk ka ndërmend ta lëshojë aq lehtë.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, verdhezinjtë i kanë vendosur një çmim sulmuesit norvegjez, 200 milion euro, një shifër e frikshme për çdo klub, aq më tepër në këtë periudhë krize. Më shumë se sa për ti vendosur një çmim, kjo lëvizje e B.Dortmund tregon qartë se klubi gjerman as që ka ndërmend ta shes, të paktën jo për momentin.