Një video tjetër me akuza serioze ndaj ministrave turq u ngarkua në mediet sociale nga shefi i mafies turke, Sedat Peker, duke shkaktuar edhe një herë bujë me deklaratat e tij.

Sipas korrespodentit të SKY në Turqi, Manolis Kostidis, Peker foli në lidhje me bisedën telefonike që ai bëri me Serdar Eksi, i cili është i martuar me një mbesë të Erdoganit.

Ndërsa, sipas tij, ministri Suleiman Soilou e thirri atë për ta ndihmuar dhe i kërkuar që të ikë jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, kryemafiozi tha se deputeti i AKP-së Metin Kuluk është financuar shumë herë prej tij.

“Unë i vë para në bagazhin e tij”, thotë ai tekstualisht. SKY grek ngre dyshime dhe në lidhje me shitjen e CNN turk.