Real Madrid shton një tjetër trofe.
Los Blancos kanë mposhtur 5-3 në finale Al-Hilal duke fituar Botërorin e Klubeve.
Vinicius Junior hapi serinë e golave, ndërsa Fede Valverde dyfishoi shifrat 5 minuta më vonë. Al Hilal u kthye në lojë, kur Moussa Marega shënoi për 2-1 duke u mbyllur pjesa e parë me avantazhin e spanjollëve.
Me të filluar pjesa e dytë, mbretërit shënuan edhe dy herë të tjera me Benzema dhe Valverde sërish.
Al Hilal arriti të zbutë epërsinë në 4-2 me golin e Luciano Viettos, i cili mposhti Andriy Lunin.
Por mbretërit nuk ndalen dhe Vinicius Junior gjen golin duke realizuar dopietë në këtë finale.Goli i tetë erdhi në minutën e 79′, kur Luciano Vietto realizoi për skuadrën arabe