Realizohet ndërhyrja e rrallë në zemër në QSUT, nga ekipi i kardiokirurgjisë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri me dije se ndërhyrja zgjati 5 orë, ndërhyrje e cila fatmirësisht i shpëtoi jetën Ezlionit vetëm 7 ditësh.
“Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shprehet Manastirliu.
Statusi:
Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh
Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël.
Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.
/abcnews.al/