Në një bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan, kandidati për deputet në Elbasan, Taulant Balla u shpreh se falë punës, vullnetit dhe vizonit janë realizuar shumë projekte.

Gjithashtu ai theksoi se që të arrihet në përfundim të projekteve të nisura, PS i duhet edhe ky mandat i tretë: “Nuk kemi shkop magjik që ta transformojmë Elbasanin bernda 4 apo 8 viteve, ndaj na duhet ky mandat i tretë”, tha Balla.

Gjithashtu ai theksoi se në këtë qytet është dyfishuar numri i të punësuarve dhe se synohet që në mandatin e ardhshëm Elbasani të shndërrohet në destinacionin të rëndësishëm për turizmin.

ERTV