Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e Real Madrid me vlerë 160 milionë euro për sulmuesin Kylian Mbappe.

Sipas asaj që raporton gazeta franceze “L’Equipe”, PSG nuk merr në konsideratë asnjë ofertë që është nën vlerën e 200 milionë euro.

Sidoqoftë, ndërsa mediat franceze vazhdojnë të raportojnë se PSG ka refuzuar ofertën e Madridit, raportet nga Spanja janë të ndryshme. “MARCA” dhe “El Chiringuito” aktualisht po raportojnë se Real Madrid nuk e ka marrë përgjigjen e PSG –së duke sjellë lajme kontradiktore.

Thuhet që Kylian Mbappe ka refuzuar kontratën me pagë “faranike” që kishte përgatitur PSG-ja plot 35 milionë euro në sezon.