Rastet me covid 19 jane rritur frikshem javwn e fundit ne Elbasan , ku vetwm ne 24 oret e fundit rezultojne pozitiv 92 persona, ku 61 prej tyre i takojne bashkise Elbasan. Sipas autoriteteve numri real mendohet te jete me
I larte , por qe nuk kane kryer tampon. Kjo situate ka alarmuar prefektin e qarkut i cili thirri ne nje mbledhje te jashtezakonshme drejtuesit e institucioneve qe kane detyre te menaxhojne situaten e pandemise. Drejtuesi i kujdesit paresor shendetesor evidentoi shkeljen e masave ne Elbasan cka kane cuar sipas tij rritjen e shifrave, ku ne dite per te kryer tampon paraqiten vetem ne Elbasan te pakten 150-160 persona.
Ndonese ministria e shendetesise kohe me pare hapi pavijonet covid ne spitalet rajonale, drejtoresha e spitalit rajonal ne Elbasan ben me dije se aty ende nuk jane hospitalizuar te prekur.
Ne shkolla situata nuk duket aspak mire. Aktualisht rezultojne pozitiv 44 mesues dhe 18 nxenes, ndersa deklarohet eshe nje jete e humbur ne radhet e mesuesve.
Policia konstaton nje mosndergjegjesim te qytetareve per te respektuar masat , cka ka bere qe policia te ashpersoje masat. Sipas perfaqesueait te policise problem eshte funksionimi i bareve dhe lokaleve pertej orarit te lejuar.
Vec policise qe nga sot ka shtuar kontrollet ne Elbasan eshe inspektoriati shteteror shendetesor ka lajmeruar nxjerrjen ne terren te grupeve te tyre. Aktualisht Elbasani renditet qarku i katert ne vend per numrin e te infektuarve, ndersa rezultojne aktiv 1539 persona.
Egnatia news