Ne jemi disa muaj larg nga një event i mundshëm i OnePlus gjatë të cilit mund të prezantohen hardware të rinj si gjenerata e re e smartphone-ve high-end. Kjo gjeneratë pritet të jetë tepër e influencuar nga OPPO, pasi Pete Lau e përshkruajti integrimin e OnePlus me OPPO si një pikë nismëtare për “OnePlus 2.0”.

@OnLeaks në bashkëpunim me Zouton ka krijuar disa renders atij që pritet të quhet OnePlus 10 Pro, të cilat më pas i ka shpërndarë online. Gjëja më interesante që bie në sy në dizajnin e jashtëm të këtij smartphone-i është ishulli i kamerave në pjesën e pasme, i cili ngrihet mbi xhamin e pasëm të smartphone-it. OnLeaks tregon se renders janë bazuar në fotografi reale të prototipit i cili po testohet nga anëtarët e kompanisë, megjithatë ky mund të mos jetë dizajni final.

Nga ana tjetër Zouton shkruan se OnePlus 10 Pro do të vijë me një ekran 6.7 inç me refresh rate 120Hz dhe në pjesën e pasme do të pajiset me 3 kamera, ku ajo kryesore do të përdorë një sensor 64MP. Anësitë e smartphone-it pritet të jenë metalike. Kjo gjeneratë do të jetë e para e cila do të vijë me sistemin e ri operativ të unifikuar që është zhvilluar në bashkëpunim nga dy kompanitë OPPO dhe OnePlus.