Është rënduar bilanci nga ngjarja e rëndë e shënuar në Kato Patisia të Athinës, pasi edhe një i tretë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Më herët u tha se ngjarja nisi pas një përplasje dhe se ishte konflikt i momentit, ndërsa “Protothema” shkruan se sherri ka nisur mes dy familjeve shqiptare, që merren me shpërndarje të lëndëve narkotike.
treti që ka ndërruar jetë është një shqiptar, i cili u përpoq t’i shpëtonte plumbave duke ikur me vrap, por që u mor zvarrë nga një makinë. Mjekët konfirmojnë se ai kishte dhe një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Gjithçka nisi mëngjesin e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe përfunduan në përplasje fizike.
Pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, një Mercedes me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka përplasur një motor, si duket ngjarje e qëllimshme.
Pas përplasjes të gjithë kanë zbritur dhe kanë nisur të debatojnë, pasagjeri që ndodhej në makinë me gruan që shkaktoi aksidentin ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejtuesin e motorit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Motorin e ka ndjekur babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, sipas burimeve të policisë greke, ka parë skenën dhe në moment ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar autorin që plagosi djalin e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Menjëherë pas kësaj shqiptari që vrau bashkëkombësin ka grabitur një makinë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në kërkim të shqiptarit, i cili po grabiste një karburant.
I dyshuari ka tentuar të ikë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart ne gjoks, ndërsa efektivët e ekzekutuan në vendin e ngjarjes.