Flet dhe per ngjarjet e fundit kriminale
Forcat Speciale RENEA kanë bërë disa kontrolle blic këtë fillim vit në disa zona të Elbasanit.Drejtori i policisë se qarkut Elbasan Ardian Çipa ka zbuluar për median se në fokus të kontrolleve ka qënë kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.Çipa konfirmoi se janë shoqëruar në komisariat disa persona të cilët do të verifikohen për dokumentimin e ngjarjeve të vjetra por edhe ato të ndodhura së fundmi.
Zoti Çipa zbuloi detaje eshe për dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën qarkun përkatësisht në Peqin dhe Cërrik.
Drejtuesi i policisë hodhi poshtë aludimet për ngjarjen ne Cërrik se nuk ishte aksidentale,por atentat.
Kujtojmë se brenda një jave policia në Elbasan ka zhvilluar dy operacione blic për të skeduar persona me precedent penalë.