TRE PERSONA TË PLAGOSUR, NDËRHYN ZJARRFIKËSJA

Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua paraditen e kësaj të premte në aksin nacional Cërrik – Belsh. Nga përplasja mes dy mjeteve tip benz mbetën të plagosur tre persona, përkatësisht dy drejtuesit e mjeteve M. F , V. H dhe pasagjerja K. U. Përplasja mes dy mjeteve ishte aq e fortë sa njeri prej mjeteve përfundoi në arë.

 Ndërkohë mjeti tjetër pësoi shtypje në pjesën e motorrit aq sa drejtuesi i mjetit u nxorr jashtë vetëm me ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses. Të plagosurit u dërguan për të marrë mjekim në spitalin e Elbasanit ku raportohen se janë në gjendje të qëndrueshme për jetën. Në gjendje më të rëndë paraqitet drejtuesi i mjetit që ndërhyri zjarrfikësja.

Grupi hetimor në vendngjarje nisi punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit,ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështira në rrugë dhe lëvizja tej normave të lejuara.