Forca të shumta të grupit të Shqiponjave e po ashtu të forcave speciale “RENEA” janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në Bashkinë e Elbasanit.
Sipas burimeve kontrollet po kryhen ndaj subjekteve të dyshuara kriminal dhe po ashtu kontrolle në pika të ndryshme të qytetit kryesisht automjeteve.
Disa persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni ende vazhdon.
Informacione mbi lëvizjen e elementëve kriminalë, personat të shpallur në kërkim, apo që lëvizin me armë janë në fokusin e aksionit mbrëmjen e sotme në Elbasan dhe Vlorë.