Ish-anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri komentoi zgjedhjet e ditës së djeshme në Partinë Demokratike.

Kulluri theksoi se procesi kishte paregullsi me shkelje të hapura të së drejtës së votës të anëtarëve të Partisë Demokratike.

Ndër këto shkelje Kulluri evidentoi shkurtimin e fushatës zgjedhore, mosdhënien e dorëheqjes së kryetarit, si dhe përfshirjen e deputetëve dhe kryetarëve të degëve në fushatë, madje duke bërë presion ditën e djeshme në qendrat e votimit se për kë duhet të votohej.

“Që kur themi parregullsi besoj që diskutimi bëhet për paligjshmëritë e procesit në tërësinë e vetë.

Një garë e pabarabartë, me shkelje të hapura statutore,  me shkelje të hapura të garantimit të së drejtës së votës të anëtarëve të PDSH-së, nuk mnd të  na çojë në një fitore legjitime.

Ju e keni parë që zoti Elezi ka bërë një padi dhe zoti Ristani ka bërë një shkrim shumë të gjatë disa ditë më parë, ku thoshte se ndryshimet statuore të Partisë Demokratike nuk janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës, siç e kërkon ligji për partitë politike, që nga viti 2005. Pra kjo parti është në kushte paligjshmërie njëherë.

Së pari unë mendoj se Kodi Zgjedhor e ka të përcaktuar qartë se nevojiten 45 ditë për fushatën zgjedhore. Kjo është ajo çka i sigurojnë partitë elektorale njëra tjetrës. Gjë që Lulzim Basha nuk ja lejoi kandidatëve në garë. Së dyti duke qëndruar si kryetar i PD-së Basha ka vendosur në funksion të vjedhjes së fitores, kryetarët e degëve, nënkryetarët e degëve, anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët.

Të gjithë kanë qenë në fushatë  duke bërë presion nëpër salla dje që të votohet.

Ju e dini që deputetët e Tiranës kanë bredh këtë javë nëpër Fark, nëpër Lundër, poshtë Dajtit, mbrapa Dajtit, për të thënë që jemi të bashkuar kundër Edi Ramës. Me kë ishin të bashkuar këta? Kanë bërë fushatë hapur”, tha Kulluri.