Moti në vendin tonë sot do dominohet nga vranësirat dhe rrebeshe afat shkurtra shiu gjatë mëngjesit, ndërsa në zonat veriore-Verilindore do ketë reshje dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në zonat bregdetare dhe gjatë natës përfshin gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mengjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3 në verilindje deri në 13°C në jugperëndim. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta dominon Europën Lindore dhe Perëndimore. Ndërsa Rajoni i Ballkanit, Europa Qëndrore dhe ajo Veriore vijojnë në ndikimin e motit të vranët me reshje shiu e dëbore.

Revcontent