Nisin reshjet e borës edhe në Dibër. Reshjet janë me intensitet të lartë,por nuk kanë krijuar shtresë në rrugët e qytetit.

Në zona të thella reshjet e borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë trashësia kalon 25 cm.

Ende nuk raportohen problematika në rrugë,kështu rruga nacionale Peshkopi-Tiranë po monitorohet nga firma kontraktore e cila ka në dispozicion 6 mjete borëpastruese dhe 3 fadroma në gatishmëri.

Rrugët që lidhin Peshkopinë me Kukësin dhe me Librazhdin kalohen me zinxhirë për shkak të trashësisë së borës. Autoritetet kërkojnë nga firmat kontraktore të monitorojnë situatën dhe të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në kohë që të mos kemi bllokime.

Top Channel