Orët e para të mëngjesit do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluar në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Por parashikohet që gjatë mesditës të kemi përmirësim të përkohëshëm të kushteve të motit, duke bërë që në territor të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Ndërsa pasditja dhe orët e mbrëmjes pritet të rikthejnë vranësirat dhe reshjet e pakta në Shqipëri.Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.