Nisur nga situata e krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka paralajmëruar banorët e zonës së Divjakës për përmbytje.
Balla teksa ka parë nga afër në Papër të Elbasanit nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin, i bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe Çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Papër Elbasan. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit”, tha Balla.