Spotify ka treguar se do të eleminojë shërbimin Car View nga aplikacioni, duke e bërë atë më pak shpërqëndrues dhe më të lehtë për t’u kontrolluar gjatë drejtimit. Është ende e paqartë nëse shërbimi do të largohet nga të gjitha platformat menjëherë apo vetëm për përdoruesit e Android.

Konfirmimi për këtë ndryshimi erdhi në fakt që në muajin tetor, kur një moderator i Spotify iu përgjigj një postimi në forumin e platformës që pyeste se pse shërbimi mungonte në adresën e tij. Ai tha: “Ne mund të konfirmojmë se do të eleminojmë këtë shërbim nga aplikacioni, megjithatë kjo nuk do të thotë se ne nuk duam të përmirësojmë mënyrën se si përdoruesit tonë dëgjojnë muzikë ndërkohë që drejtojnë makinën. Ne jemi gjithnjë në eksplorim e sipër për gjetjen e një zgjidhjeje superiore për të ofruar eksperiencën më të mirë për përdoruesit.

Screen_Shot_2021_11_26_at_12.51.41.webp

Android Police raporton se ky plan ka mërzitur shumë prëdorues, të cilët në seksionin e komenteve tregojnë se eleminimi i Car View e bën shumë të vështirë për to përdorimin e Spotify ndërkohë që drejtojnë makinën. Disa nga këto persona e kanë akuzuar Spotify se po e eleminon shërbimin për të shitur pajisjen e re $80 të quajtur Car Thing.