Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po bëhet gjithnjë e më epike në këtë ditë të 25-të të revoltës popullore. Gjatë minutave të fundit, reshjet e shiut janë dendur dhe kanë përfshirë zonën, por kjo nuk i ka zmbrapsur qytetarët. Përkundrazi, atmosfera para godinës së Kryeministrisë është bërë edhe më e zjarrtë.
Me çadra në duar, e shumë të tjerë pa i trembur syri nën rrebesh, protestuesit po qëndrojnë të palëkundur duke thirrur në kor parulla kundër qeverisë. Shiut i janë përgjigjur thirrjet e fuqishme “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”






