Një rast i infektuar me mutacionin e ri të Covid-19 është zbuluar në Gjermani dhe personi mbartës ka qenë një 22 vjeçare shqiptare.

Bëhet me dije se ajo sapo ishte kthyer nga Shqipëria.

Sipas mediave gjermae, e reja ka shfaqur simptoma të lehtat Covid-19, ndërkohë që ka rezultuar se është pozitive ndaj mutacionit B.1.1.7.

Pacientja për momentin është karantinuar dhe ndodhet nën kujdesin e ndihmës mjekësore. Ndërkohë po ushtrohet një kontroll ndaj të gjitha kontakteve që 22 vjeçarja ka pasur përgjatë kësaj kohe.

Ora tv