Rihanna është kthyer në skenë pas 7 vitesh, në spektaklin e pushimit të ndeshjes së SuperBowl, dhe zbuloi para gjithë botës se është në pritje të fëmijës së dytë.

Fituesja e 9 çmimeve Grammy habiti fansat duke treguar barkun e fryrë në skenë. 34-vjeçarja u bë me fëmijë vetëm para 9 muajsh.

Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, kanë qëndruar larg mediave, madje nuk është bërë i ditur nga ata as emri i fëmijës së parë.