Rruga e fshatit të Shelcanit në Shushicë një realitet i ri.

Pas shumë vitesh bashkia e Elbasanit ka investuar në asfaltimin e rrugës së Shelcanit që të dërgon në kishën shumvejeçare të fshatit . Prej shumë vitesh ky aks ishte një kërkesë e vazhdueshme e rreth 1300 banorëve pasi rruga ishte jetike për banorët por gjithashtu e domosdoshme për turistët që shkonin për të vizituar kishën historike me afresket e Onufrit.

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian LLatja tha se ky investim ishte kërkuar shumë nga banorët dhe aktualisht puna është berë me cilësi.Rruga po ashtu do të ketë edhe ndriçim.

Kjo rrugë pritet të rrisë edhe numrin e turistëve që vizitojnë kishën. Në muajt në vijim pritet të ketë edhe një ndërhyrje sa i takon rikonstruksionit të kishës e cila është mbi 500 vjeçare