BBC shkruan se ekipi i saj në Ukrainë konfirmon për të paktën pesë shpërthime në qytetin e Lvivit në kufi me Poloninë.

Ende nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare për atë që ka ndodhur. Por tym i zi po ngrihet nga vendi i shpërthimeve, ekipi jonë pa një raketë në fluturim. Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sidoqoftë, sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv – shumë njerëz ishin ende në rrugë”, shkruan BBC.

Kujtojmë se shpërthime në qytetin e Lvivit u shënuan dhe javën e kaluar, pas një periudhe qetësie disa javore.