Moti i keq goditi rëndë të gjithë vendin me reshje dëbore që në disa zona u bë shkak për ndërprerjen e qarkullimit.
Në Theth, në Qafën e Thorës trashësia e dëborës shkoi në 3 metra, ndërsa fshatra të thella në Dukagjin dhe në lartësinë e alpeve janë ende të bllokuara nga dëbora e parë.
Situata është e rëndë është edhe në qarkun e Dibrës, veçanërisht në rrugët e zonave rurale për shkak se trashësia e dëborës ka shkuar mbi gjysmë metri.
Ndërsa në Rrugën e Kombit dje në mbrëmje kishte shumë reshje dëbore, sot borëpastrueset siguruan kalim të sigurt për të gjitha mjetet.
Edhe në zonat e thella të Librazhdit ka patur reshje dëbore, por më së shumti në juglindje të vendit. Në Korçë, Kolonjë Devoll dhe Pogradec dëbora është kthyer në problem për lëvizjen në rrugë më së shumti në Kolonjë. Gjatë ditës së sotme situata është përmirësuar dhe siç lajmëron edhe shërbimi Meteoalb, do vijojë përmirësimi dhe rritja e temperaturave dhe në fundjavë rikthehet pranvera
Top Channel