Prej kohësh ishte përfolur për një rikthim të serialit shumë të ndjekur “Friends” dhe mesa duket rikthimi po bëhet realitet. Matthew Perry ka zbuluar se ekipi do të nisë xhirimet në mars.

“Ribashkimi i Friends do të ndodhë në fillim të Marsit. Mesa duket do të kemi një vit të zënë dhe më pëlqen kështu”-shkruajti Perry në Twitter, postimi i të cilit mori mbi 100 mijë pëlqime dhe shpërndarje nga fansat e serialit.
Seriali do të bëjë bashkë aktorët e njohur si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

“Friends” u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004 dhe episodi i fundit u ndoq nga 52.5 milionë shikues në SHBA duke u bërë episodi më i shikuar televiziv i viteve 2000. Ribashkimi i “Friends” do të ndodhte në Gusht, por u anulua për shkak të pandemisë. Megjithatë tani e kemi një datë dhe mezi po presim muajin Mars!