Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 28 mars do të kthehet ora e verës.
Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.
Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës. Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.
Orari veror do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore.
Parlamenti Evropian ka miratuar propozimin për heqjen e orës verore duke nisur nga ky vit, por deri më tani asgjë nuk është vendosur.
Top Channel