Në dekadën e fundit, vetullat e plota dhe të trasha janë mbajtur si më të bukurat. Ky trend u ndikua shumë nga personazhe të njohur si modelja Cara Delavigne dhe Kim Kardashian, dhe u bë pjesa më e bukur e fytyrës së një personi.

Por, tani që moda ka kaluar më shumë nga vitet 90, pritet që dhe trendi i vetullave të ndryshojë. Është kthyer në vëmendje vetulla e hollë.

Laurretta Poëer, artiste e vetullave dhe drejtuese e artit në Benefit Cosmetics, pajtohet, duke thënë: “Njerëzit kanë filluar të favorizojnë vetullat më të holla, e them këtë me keqardhjen për të gjithë njerëzit që u munduan shumë për të trashur vetullat e tyre këto vite.