Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në lidhje me situatën në Afganistan dhe rikthimin e talebanëve në pushtet pas 20-vjetësh. Trump ka bërë përgjegjës për situatën presidentin Biden dhe kërkoi dorëheqjen e tij nga detyra.

“Është koha që Joe Biden të japë dorëheqjen me turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit,” tha Trump në një deklaratë, ku kritikoi qeverinë dhe për rritjen shqetësuese të rasteve Covid në vend.

Trump e cilësoi këtë ngjarje si prej humbjeve më të mëdha në historinë amerikane.

”Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane”, shton ai.