Tension dhe përplasje mes banorëve dhe policisë të cilën kanë dalë sot në protestë pas vendimit të ARRSH që rruga e Rinasit do të jetë vetëm me një kah.
Ata kane bllokuar aksin rrugor dhe kane thene se ky vendim i ka izoluar fshatin e tyre. Sakaq, kane mberritur dhe forcat e FNSH-se per te qetesuar situaten.
“Protestojmë se na kanë izoluar, na kanë bllokuar nëpër shtëpia”,- tha nje prej banorëve.
Fshati Rinas eshte i bllokuar komplet s’kemi asnje rruge tjeter me shku ne varreza, neper shkolla. Ne e kemi marre vesh pardje jane vene tabelen atje perpara”, tha nje tjeter banor i zones qe ka dale ne proteste.
Ata deklarojne se protesten e kane planifikuar sot nga ora 10:00 deri ne oren 12:00, “do bllokojme rrugen ketu tek vendi qe ne e quajme Kthesa Ekonomike. Neser na keni ketu nga 6 ore, deri sa te hiqen tabelat. Ne kena ardh me duar ne xhepa nese nje nga banort e Rinasit do preket me dore keni per ta pare se kush jane banoret e Rinasit”, tha nje nga protestuesit.