Rinian Leka, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, pranoi para disa javësh se kishte gjetur dashurinë e jetës. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se është njohur me një vajzë jashtë programit dhe se zemra ka filluar t’i rrahë.

Më herët, Riniani vendosi ta prezantojë vetë publikisht partneren e tij. Ai publikoi një foto përkrah saj, duke treguar se është i dashuruar kokë e këmbë.

“Buzëqeshja e saj”, ka shkruar Riniani përkrah fotos me partneren dhe që atëherë ata shfaqeshin mjaft të lumtur së bashku.