Rita Ora është një ndër emrat më të suksesshëm shqiptar, fama e së cilës ka marrë përmasa botërore.

Së fundmi ajo po qëndron në Sydney të Australisë për spektaklin “The Voice”, ku ishte e ftuar si anëtare jurie. Edhe pse ndodhet larg shtëpisë dhe prindërve, ajo nuk i ka harruar datat e rëndësishme siç është kjo e ditës së sotme.

19 maji është i rëndësishëm për familjen Sahatçiu-Ora, pasi para 30 viteve, prindërit e Ritës kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.  Këtë ditë kaq speciale për familjen e saj, këngëtarja ka vendosur të publikojë në Instagram disa fotografi të rralla të prindërve, të papublikuara më parë. Bëhet fjalë për disa imazhe të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në Londër si dhe një fotografi nga dasma e tyre e zhvilluar 30 vjet më parë në Prishtinë.

“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ti e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si modelë ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.