Komisioni i Rithemelimit ka nisur prej ditësh procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të Partisë Demokratike në rrethe.

Përveç faktit se ky proces është kundërshtuar fort nga demokratët që nuk e cilësojnë veten si pjesë e grupit të Sali Berishës, nuk kanë munguar as denoncimet për disa prej kryetarëve të rinj të zgjedhur.

Një rast i tillë i denoncuar së fundmi ndaj kryetares së PD në Degën Nr.6 të Tiranës, Onelda Gjin Zefi. Ajo është një emër jo pak i njohur për publikun. Onelda Gjin Zefi ka qenë edhe më parë në qendër të vëmendjes së mediave, kur u zgjodh kryetare e gruas demokrate në këtë degë, për shkak të bashkëshortit të saj.

Bëhet fjalë për Ilir Mihasin, i dënuar për prostitucion, vrasje dhe tregtim të lëndëve narkotike në Itali. Mihasi është akuzuar nga mediat italiane për ngjarjen e rëndë të quajtur si “Masakra e Krishtlindjeve”, ku mbetën të vrarë tre policë italianë në vitin 1998. Ndonëse Apeli në Itali i shpalli të pafajshëm për këtë akuzë, Mihasi do të arrestohej më vonë në 13 dhjetor 2016 pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Gjykatës së Apelit të Triestes, për të shlyer një dënim të mbetur, lidhur me veprat penale të favorizimit të emigracionit të paligjshëm dhe prostitucionit të të miturve.

Ngjarjet për të cilat ai akuzohet kanë ndodhur mes Udines dhe Brindisit në vitin 1998.

Raportimet në media kur Onelda Gjin Zefi u shpall kandidate nga Basha në 2020: